Menu
X

Mirësevini në AIT2020

Një studim klinik vëzhgues, longitudinal multicentrik

ÇFARË ËSHTË AIT2020?

Studimi “@IT2020” është një studim klinik vëzhgues, longitudinal, multicentrik mbi impaktin e diagnozës së bazuar në komponentët molekularë (component resolved diagnostics -CRD) dhe të ditarit elektronik (E-diaries) në diagnozën etiologjike dhe në përshkrimin e saktë të imunoterapisë alergenspecifike (AIT) në pacientët që vuajnë nga rrufa alergjike sezonale (riniti alergjik-SAR) në 7 shtete te Mesdheut: Portugali, Spainjë, Francë, Italë, Shqipëri, Greqi dhe Turqi.

VENDE TË NDRYSHME

7
10

QËNDRA KLINIKE

QËNDROJMË SË BASHKU

Qëllimi i këtij kërkimi shkencor është vlerësimi i alergjisë nga polenet në këto vende dhe mundësia për të vlerësuar një teknikë diagnostike të re: d.m.th.një test të ri molekular dhe një aplikacion për telefona inteligjentë-smartphone për alergjinë për të lehtësuar diagnozën emjekut dhe përshkrimin e terapisë për rrufen alergjike (SAR).

 

 

Studimi do të zgjasë  minimumi 4 muaj e maksimumi 14 muaj, bazuar në datën e rekrutimit  dhe zgjatjen e sezonit polenik që shkakton simptomat e çdo pacienti individual. Afërsisht do të merren në studim 900 pacientë (450 të rritur e 450 fëmijë) me të njëjtën patologji. Përfshirja në studim nuk do të ketë asnjë barrë financiare për pacientin dhe gjithashtu nuk ka asnjë kompensim monetar për të.

BASHKOHUNI ME STUDIMIN

Proçedurat diagnostike rutinë dhe terapitë e përshkruara përgjatë studimit janë ato të cilat përdoren në praktikën e përditshme klinike dhe që rekomandohen nga udhërrëfyesit ndërkombëtarë (ARIA 2008/AAO-HNSF 2015/GINA 2017) për trajtimin e pacientëve me rrufë alergjike sezonale. Për më tepër pacientët do të përfitojnë nga ky studim një identifikim më të saktë të alergenit që shkakton simptomat e tyre duke përdorur një algoritëm të ri diagnostik dhe për rrjedhojë një mjekim më të personalizuar dhe efikas.

QËNDRA KLINIKE

Web Design & Branding by Heap Design AIT2020. © Copyright 2017 AIT2020. All rights reserved.